Të vdesësh para kohe s’do mend se konsiderohet padrejtësi, të paktën në esencë, sepse në raste të tilla nuk ke shumë opsione, ose të pajtohesh, ose të mos pajtohesh e të vuash, e fare në fund të pajtohesh. Por, të vdesësh në vend të punës që në esencë ka shpëtimin e jetës së dikujt tjetër, atëherë kjo nënkupton padrejtësi të trefishtë, gjithmonë nëse e konsiderohet e tillë kjo e para.
Safedin Osmanaj vdiq gjatë ditës së sotme teksa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Këtë e konfirmoi vetë i pari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Elezaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” u shprehu ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe, ndërsa pohoi se tashmë i ndjeri për një kohë të gjatë kontriboi në repartin e zjarrfikësve të komunës përkatëse.
“Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e zyrtarit të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefadin Osmanaj, i cili ka ndërruar jetë sot gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.Sefadini ka punuar zjarrfikës për një kohë të gjatë, duke u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale.Në emrin tim dhe të komunës së Klinës u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Sefadini.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”; shkroi kryetari i komunës nga Dukagjini.
Në anën tjetër, siç raporton Indeksonline, vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë fatkeqësi në vend të punës.
Deri më tani nuk dihet diçka e re rreth procedurave të varrimit, për të cilën besojmë se familja do të njoftojë me kohë.
Gjithsesi, ju vazhdoni të qëndroni me në për të mësuar çdo risi eventuale nga ky rast dhe jo vetëm./Përmbledhja