Pas babait, vdes edhe njëri prej vëllezërve të plagosur muaj më parë në Pejë

Sot ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentimvrasjes së para disa muajve në Pejë.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikqi.

Kujtojmë se në qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.