Fotografia më e mirë e Lojërave Olimpike në Paris

Fotografi francez Jerome Brouillet e dinte se kishte mundësinë të shkrepte diçka të veçantë kur sërfisti brazilian Gabriel Medina kapi një prej dallgëve më të mëdha gjatë ditës, shkruan BBC.

“Kushtet ishin të përkryera, dallgët ishin më të mëdha sesa pritëm”, thotë Brouillet.

Mirëpo ajo që pa në aparatin e tij ishte përtej ëndrrave të tij më të çmendura, transmeton Reporteri.

Duke pritur në anije anash dallgëve në Tahiti, Brouillet ishte gati për shfaqjen e Medinas – sapo ai të dilte nga dallgët.

Ai doli, duke bërë me gisht në ajër teksa festonte vlerësimin prej 9.9 pikësh.

Në momentin e përkryer, Brouillet kapi brazilianin në ajër sikur po qëndronte në tokë.

“Ai është prapa dallgëve dhe unë nuk mund ta shoh dhe krejt papritur ai del dhe shkrepa katër fotografi. Një prej tyre është kjo”, thotë Brouillet.

“Nuk ishte e vështirë të shkrepja këtë fotografi. Ishte një prej momenteve të pritura dhe kur Gabrieli do të dilte nga dallgët”, shton ai.

Fotografia me shpejtësi u publikua dhe rrjetet sociale shpërthyen.

Edhe Medina e publikoi të njëjtën fotografi në Instagram dhe mori 3.8 milionë pëlqime.