Tmerronte shqiptarët me tytë mbi kokë gjatë kohës së luftës, Srdjan Lazovic prangoset nga Policia e Kosovës

Të gjithëve ju kujtohet një fotografi sa e tmerrshme aq edhe e dhimbshme.

Qindra kosovarë të gjunjëzuar me automat mbi kokë po luteshin për ndoshta momentet e tyre të fundit.

Burra kryesisht të moshës së re po kërcënoheshin me tytë mbi kokë në Panorcë të Malishevës nga tre paramilitarë serbë.

Në mesin e tyre ishte edhe famëkeqi Srdjan Lazovic (1976)

Ky i fundit u prangos nga Policia e Kosovës pas më shumë se 25 vitesh.

Ai aktualisht shërben në xhandarmërinë serbe.

E në moshë shumë të re, në më pak se 25 vite, kreu krime shumë të rënda në kryesisht në regjionin e Gjakovës.

KËTU mund ta ndiqni video-materialin.