Në zonën e Lezhës duket se situata me zjarret është jashtë kontrollit.
Gazetarja Sara Demushi e cila po ndjek nga terreni gjithë situatën tha se është dashur ndërhyrja e disa automjeteve zjarrfikëse për të bërë neutralizimin e flakëve.
Ajo tha se e gjithë puna është fokusuar në zonën e Ranës së Hedhun. Gazetarja ka raportuare herë pas here në zonë ka edhe shpërthime dhe mediave u është kërkuar të kenë kujdes, pasi bëhet fjalë për një zonë ish-ushtarake.
Ndërkohë që gazetarja vijon me raportimin, ajo tregoi se nga flakët rrezikohej një prej hoteleve. Gjithashtu ajo tregoi se banorëve u është kërkuar evakuimi.