Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës me anë të një reagimi kanë bërë të ditur se tashmë kur po hyjmë në fundin e muajit korrik, minatorët nuk i kanë marrë as pagat e qershorit.
Partia në pushtet e cila edhe para se të bëhej shumicë parlamentare e të mirrte pushtetin e kishte gojën plot “Trepçë”. E edhe pasi morën detyrë s’u ndalën duke e përdorur Trepçën për fjalime populiste e patriotike, siç duke nuk e kanë lëvizur asnjë gur, në këtë drejtim.
Sipas Sindikatës, qeveria e vendit nuk ka shprehur asnjë interesim për t’ua zjgidhur problemin elementar minatorëve, e që është ekzekutimi i pagave.
“Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagen e muajit Qershor!
Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepca SH.A., janë vetem fjalë boshe dhe asgje tjeter. “ – thuhet në njoftimin e tyre.
Sindikata në këtë komunikatë ka paralajmëruar se përbuzja që po u bëhet nga qeveria është e padurueshme, saqë minatorët po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Kosova.
“Ta dini se një qasje e till ndaj minierës Trepca Sh.A dhe minatorëve të saj nga qeveria dhe ministria e saj paraqet rrezik serioz që të gjithë minatorët të gjejn zgjidhje tjera apo edhe të migrojnë jasht vendit.
Fatkeqësisht ndoshta ky edhe është qëllimi dhe dëshira e disave!!
Jeni duke i përbuzur minieren dhe minatorët, një ditë do i kërkoni!
Reflektoni dhe ekzekutoni pagat.” – thuhet në reagim.
Mehmetaj, minatorëve pa paga: Kurti ju viziton kur të keni naj sukses, si xhudistet në Paris
As pagat e qershorit s’i kanë marrë ende, minatorët e Trepçës e kanë gjetur veten në predikament të rëndë. Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar ndaj gjendjes së vështirë të tyre duke u thënë që të mos presin “zgjidhje ose vizitë” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Trepça ka pas me lulëzu, po s’e di çka ndodhi kështu. Për minatorët po më vjen keq po mos prisni zgjidhje e as vizitë prej kryeministrit. Ju viziton veç nëse keni noj sukses, si tash që ka shku në Paris me marr pak nga lavdia e xhudistëve”, ka shkruar Mehmetaj.
Musliu publikon mesazhin e punëtorit të Trepçës: Minatorët pa bukë në sofër
Deputetja Ganimete Musliu ka publikuar një mesazh që thotë se ia ka dërguar një punëtor i Trepçës. Ai i ankohet deputetës se nuk ka marë rrogë tash e dy muaj.
Musliu ka shkruar se përderisa krerët e shtetit janë në Francë duke shijuar lojërat olimpike, minatorët kanë mbetur pa bukë në sofër.
E plotë:
KRERERËT E SHTETIT NË FRANCË E MINATATORËT PA BUKË NË SOFËR!
Çfarë po ndodhë me punëtorët e Trepçës???
Mesazhet që kam marrë nga ata që punojnë në nëntokën e Kosovës janë shumë shqetësuese.
Ata krahas punës së përditshme në kushte shumë të vështira, me muaj të tërë po ballafaqohen edhe me mungesë të pagës mujore.
Askush nuk flet për ta, askush nuk i mbronë ata, askujtë nuk i intereson vuajtja dhe djersa e tyre.
Sa vlenë mundi i minatorit?
Sa vlenë djersa e punëtorit?
A ju intereson se a kanë bukë për familjet e tyre?
QEVERI E POSHTËR!
Më poshtë shihni mesazhin