Liridon Azemi është mërgimtari nga Podujeva që vdiq duke bërë alpinizëm në Valbonë

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar emrin dhe fotografinë e të riut që vdiq aksidentalisht dje në Valbonë.

Bulliqi ka thënë se viktima është Liridon Azemi nga Podujeva.

“Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen tragjike të mërgimtarit nga Podujeva, Liridon Azemi.”

Bulliqi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit.

“Ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes. Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të tij! Lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më!”, ka shkruar Bulliqi.