Shumica e pagave në Kosovë e sidomos ato të punëtorëve të sektorit publik, nuk e arrijnë vlerën e një page për të jetuar dinjitetshëm. Kështu thonë për Ekonomia Online, njohës të çështjeve të ekonomike.
E sipas publikimi të një raporti, vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së jetesës, gjetjet nxjerrin në pah një situatë shqetësuese që shumica e pagave në Kosovë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, nuk arrijnë vlerën e një page të jetesës.
Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se ajo që dhemb më së shumti është se qeveria aktuale nuk është duke e njohur konsumatorin e saj.
Sipas tij, 30 për qind e popullatës në vend jetojnë në varfëri të skajshëm, duke shtuar se një e treta prej tyre tani po kërcënohen për falimentim.
“Ajo që dhemb më së shumit krahas kësaj të gjeture është fakti se as kjo legjislature qeveritare nuk e njeh qytetarin konsumator i cili njëherësh është edhe taksa pagues, si i tillë është gjenerues kryesor i buxhetit të shtetit më të cilin e financojmë shtetin dhe ja japim në mirëkuptim dhe mirëmenaxhim qeverisë. Edhe kësaj qeverie ja kemi bërë me dije para disa kohe se qytetari konsumator që është cilësuar si i varfër 30 për qindëshi i popullatës dhe një e treta e tyre që kanë jetuar në varfëri të skajshme po kërcënohen për falimentim dhe e kemi informuar qeverinë se ajo shtresë tani më ka falimentuar dhe tani kërcënohet shtresa e mesme. Qeveria nuk i diskuton këto tema me ne dhe nuk i pëlqejnë dhe faktikisht ne e kemi paralajmëruar dhe e kemi dokumentuar se kjo pjesë e qytetareve konsumator ka falimentuar”, ka thënë ai.
Kaçaniku ka shtuar se të dhënat e këtij raporti dëshmojnë që 20 për qind e punëtoreve në Kosovë e kanë një pagë të dinjitetshme, sipas tij, shumica e punëtoreve në vend nuk kanë standard jetësor të dinjitetshëm e nuk kanë mirëqenie sociale të dinjitetshme.
“Është shumë vështirë që ta kemi informatën parasysh e cila dëshmon se vetëm një e pesta ose 20 për qindëshi e ka një pagë të dinjitetshme, një jetë të dinjitetshme që do të thotë se ne nuk kemi standard jetësor të dinjitetshëm, nuk kemi mirëqenie sociale të dinjitetshme. Që do të thotë që një shtet i varfër e ka qytetarin konsumator të varfër, do të duhej që të ishte e kundërta, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Qeverinë që ta bëjmë një shtet të pasur ku edhe qytetari konsumator është i pasur dhe ka pagë dhe jetë të dinjitetshme”, ka thënë ai.
Ekonomisti Besnik Avdijaj, ka thënë se marr parasysh rritjen e madhe të çmimeve që kanë ndodhur, si shkak i përballjes me pandeminë dhe luftën në Ukrainë, nuk ka pasur rritje të buxheti të qytetarëve, kështu sipas tij, duke sjellë një lloj krijimi të një hendeku që është vazhdimisht në rritje ndërmjet të ardhurave të tyre mujore dhe mundësisë për të bërë një jetë të dinjiteshme.
“Në këto dy tri vitet e fundit me krizën gjatë pandemisë dhe pas pandemisë me Covid dhe pastaj me luftën në Ukrainë, jo vetëm Kosova por shumë vende në botë veçanërisht në Evropë janë përballë me ndryshime drastike të çmimeve, ku kemi parë një rritje të konsiderueshëm të tyre që më së shumti prek në gjep qytetarët e thjeshtë, qytetarët të cilët varen nga një e ardhur përmes pagës eventualisht edhe qytetaret të cilën varen nga të ardhurat prej skemave sociale pra që nuk kanë të ardhura nga ana e pagave ose punëve tjera. Kjo nuk është rrit sikur është rritur çmimet, nuk janë rritur edhe buxheti i qytetarëve duke sjellur një lloj krijimi të një hendeku që është vazhdimisht në rritje ndërmjet të ardhurave të tyre mujore dhe mundësisë për të bërë një jetë të dinjiteshme. Pra ku mbulohen kostot minimale të jetës dhe pastaj kanë mundësin edhe të bëjnë kursime”, ka thënë ai.
Avdijaj ka theksuar se në sektorin publikë ka pasur një rritje më të konsiderueshëm të pagës në raport me sektorin privat, gjë që sipas tij, e ka përkeqësuar atraktivitetin e sektorit privat të cilët nuk e shohin shumë perspektivën një vend ku paga në sektorin privat ecin me “hapin e breshkës”.
“Mund të shohim që në Kosovë në sektorin publikë kemi pasur një rritje pak më të mirë, më të konsiderueshëm në raport me sektorin privat, gjë e cila vetëm sa e ka përkeqësuar në një farë forme atraktivitetin e sektorit privat edhe normalisht që punëtoret e sektorit privat nuk e shohin shumë perspektivën një vend ku paga në sektorin privat ecin me hapin e breshkës në krahasim me çmimet edhe ne krahasim me pagat në sektorin publik. Në këta gjashtë muajt të parë të këtij viti e kemi parë një ndryshim në tregun e punës ku është duke u bërë një presion ndaj kompanive private që të lëvizin edhe me skemat e kompensimeve, ku nuk përfshihen vetëm paga por edhe krijimi i kushteve më të avancuar për punë në mënyrë që ti mbajnë punëtoret këtu dhe të mos kemi lëvizje drejt vendeve perëndimore”, ka thënë ai.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se me pagën prej 170 eurove, punëtoret e sektorit privat “as nuk po mund të jetojnë, e as nuk po i lejnë me vdek”.
Sipas tij, si shkak i kësaj shumica e punëtoreve janë duke e lëshuar vendin.
“Një në 10 nuk e kanë mundësin që të bëjnë një jetë mesatare duke u nisur nga ajo nëse keni dëgjuar ju Kosova është vendi i dyte më i varfëri në Evropë edhe atë vendin e parë është Ukrainë që nënkuptohen që është në luftë. Unë e kuptoj që Kosova ka një kapital, kompanitë kanë një kapital, por megjithatë pronarët e kompanive se paku me politikat që i ka bërë qeveritë e më hershme po edhe kjo qeveri, punëtoret i kanë lënë krejt në harresë dhe ne kemi mbetur në këtë gjendje. Ne edhe sot zyrtarisht e kemi një pagë 170 euro dhe kemi shpenzime të cilit kostoja e tyre ndoshta brenda tri katër ditë është shkuar në qind për qind dhe pagat tona kanë mbetur ato që kanë qenë. Realisht është sa për të mbijetuar dhe unë e them me këto paga që i marrim as nuk po mund të jetojmë e as nuk po na lanë me vdek, jemi në buzë të greminës”, ka thënë ai.
Sipas publikimi të raportit, “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme”, me autor Edison Jakurtin, doktorant i shkencave ekonomike në Universität Leipzig dhe ligjërues në Lancaster University, vetëm një në pesë paga aktualisht konsiderohen si pagë jetese, duke çuar në pasiguri ekonomike në mesin e punëtore.
Për më tepër, raporti identifikon boshllëqet midis brezave, që prekin veçanërisht punëtorët e rinj dhe të moshuar. Ndër kërkesat urgjente, në këtë raport është thirrja ndaj qeverie për të rritur pagën minimale.