Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku nga VV-ja, tha para deputetëve se rekomandimi për skemat pensionale nuk ka kaluar në këtë komision për arsye se votuesit kundër nuk janë pajtuar me mënyrën se si duhet zgjidhur kjo çështje.
Ajo tha se qeveria aktuale po e bën reformën pensionale brenda së cilës parasheh zgjidhjen e këtij problemi.
“Vetëm një sqarim, nuk është që nuk është përkrahur mirëpo mendojmë që nuk mund të zgjidhet në këtë formë por kjo zgjidhje duhet të bëhet në kuadër të reformës pensionale dhe të skemave sociale sepse siç e dini ne nuk kemi sistem pensional, kemi vetëm disa skema dhe kjo patjetër që duhet të zgjidhet”, ka thënë Kollçaku.
Deputetja e VV-së shtoi se: Të zgjidhet ashtu si duhet dhe të zgjidhet nga qeveria aktuale e cila aktualisht është duke e bërë reformën pensionale dhe për shumë vite kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur, duhet ta dijë deputeti në fjalë [Dreshaj] sepse me vite të tëra kanë qenë edhe në Kuvend këtu dhe kanë mundur ta ndryshojnë dhe nuk kanë arritur