Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i Napolit, Amir Rrahmani pas pushimeve në SHBA, ka vendosur që pjesën e mbetur të pushimit me klubin ta vazhdojë në vendlindje.
Mirëpo, krahas pushimit ai edhe po e mban formën e tij fizike me stërvitje individuale në Kampin e FFK-së në Hajvali.
E për vizitë atij sot i ka shkuar edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka postuar një video dhe foto me kapitenin në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Ademit:
Kapiteni ynë, Amir Rrahmani po i shijon pushimet në vendlindje, por as punën nuk e ndalon. Si një profesionist i madh, Amir Rrahmani është duke u stërvitur me përkushtim në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali për të qenë në formën më të mirë.Sot pata kënaqësinë ta vizitoj dhe ta përcjellë nga afër stërvitjen e tij. I dëshirova punë të suksesshme dhe një sezon të shkëlqyer, me shpresë e besim që në shtator do ta fillojmë me këmbë të mbarë edicionin e ri në Ligën e Kombeve.