Plani Zhvillimor i Prishtinës 2024-2032 ka dështuar të hidhet në votim në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Plani hasi në kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, por jo edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili kishte tentuar që përmes këtij plani ta jetësojë idenë e tij për ndërtimet e larta vetëm në 15 hektarët e pronës publike rreth Stacionit të Autobusëve, ka akuzar rëndë PDK-në dhe VV-në që nuk i dhanë përkrahje.
Kjo pasiqë ishin PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, partitë që e bojoktuan seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku edhe ishte paraparë votimi i planit në fjalë.