Është arrestuar zyrtari i Komunës së Mitrovicës nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Policia njofton se ai ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një grandi që lidhet me riatdhesimin.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit (NjHKEK) – Mitrovice Jug, pas një informate (denoncimi) lidhur me dyshimin se personi i dyshuar B.S.,(viti i lindjes 1961, mashkull kosovar), në cilësi të personit zyrtar komunal, ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin”.