Çun Lajçi ka publikuar një video ku shihet ai duke kënduar në mes të sheshit në Prishtinë.
Ai është befasuar nga këngëtari Sabri Fejzullahu i cili për disa sekonda qëndroi në këmbë, pas tij, dhe e dëgjonte duke kënduar.
Më pas, Lajçi kthehet mbrapa dhe e kupton që është Sabri Fejzullahu.
“Aaa Sabri, ec këtu, ta hëngsha synin”, i thotë Lajçi Fejzullahut dhe përqafohen.
Lajçi tregoi se Fejzullahu ia la disa moneta mbi libra: një të gjelbër dhe dy blu.
Lajçi ka shkruar se Fejzullahu i tha “populli është me ty, jo kuajt e pushtetit”.