Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Abidxhiku ka thënë se 4 korriku i vitit 1776, shpallja e pavarësisë së ShBA-ve padyshim shënon datën e lindjes së një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë.
“Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtarë i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.”
Duke shtuar se SHBA janë sinonim i kombit të madh që gjithmonë janë në detyrë për një botë paqësore.
“Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i kombit të madh, që angazhohet përherë për një botë më paqësore dhe më të sigurt. Ato janë motiv dhe model i shumë popujve anekënd globit për liri, paqe e demokraci.”
Po ashtu, shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të jenë gjithmonë aleat të përhershëm.