Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar në Londër ku ka interpretuar për fansat në një koncert gjigant.
E teksa ka vizituar disa nga dyqanet e kryeqytetit britanik, ajo ka parë një çantë dore shumë të bukur me shkëlqim të markës “Coco Channel”.
Megjithatë, në InstaStory ajo më pas iu tregoi fansave se e la atë dhe nuk e bleu sepse iu duk shumë e shtrenjtë.
“E lash atë. Ishte rreth 17 mijë euro. Thjesht e ndjej që mund t’ia jap këto para familjes time ose t’i investoj ato. Derisa dikush do ta blejë për mua (qesh)”, shkroi Rexha në InstaStory.
Tutje, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” shtoi se kjo mbase vjen për shkak se është rritur në një familje me kushte mesatare ekonomike, dhe nuk e ka parë kurrë të arsyeshme të shpenzojë shumë për gjëra materiale.
“Ndoshta është sepse unë nuk u rrita në një familje me para. Kështu unë ndjej sikur kam punuar shumë për të pasur atë që kam. Dhe unë nuk mund ta mbështjell kokën time rreth kësaj edhe pse mund ta përballoj financiarisht”, shkroi tutje artistja shqiptare.