Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunim në tentativë”, ku viktimë është një vajzë e mitur nga Lipjani. Rasti lidhet me zhdukjen e të miturës, e cila u gjet mbrëmë dhe si rezultat u zbuluan detajet
Kadeti policor i arrestuar për këtë rast ështëOmer Limani.
Ndaj të njëjtit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Themelores së Prishtinës.
E mitura dyshohet se qëndroi me të dyshuarin gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe dyshohet se kanë pasur raport intim. Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në Polici.