Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.
Në Tiranë për homazhe ka shkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Pqra se të hyjë në TKOB, Osmani është parë duke u përshëndetur me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.