Në qytetin e Gjakovës është arrestuar një burrë.
I dyshuari është raportuar nga ish-bashkëshortja se ka shkelur urdhrin mbrojtës pasi ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar.
“I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje,” shkruhet në raportin e policisë.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje.