Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, është mbajtur në Bruksel.
Pas këtij takimi, Bislimi ka akuzuar Serbinë se dëshiron zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë, kështu duke theksuar se pala serbe ishe e interesuar vetëm për themelimin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe.
“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por, Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptim aprovimi i draftstatutit evropian. Kanë thënë se mund të diskutojmë për pika të tjera, pasi të ecet përpara me zbatim të asociacionit. Ndërsa, pala kosovare ka pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotni.
Plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit. Kërkesa e Lajçakut deri më 18 korrik të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje, propozime do të bëhen të njohura edhe për palët dhe kjo do të tregojë se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen”, ka thënë Bislimi.
Ndërkaq, Petkoviq i cilësoi takimet si “të vështira dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për takimet me palë ka shkruar Lajçak, i cili ka thënë se kanë rënë dakord për një serë hapash që do t’i marrin në vazhdim.
“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve… Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në X.