Ka filluar takimi në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.
Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ai serb nga Petar Petkoviq.
Takimi në fjalë është duke u zhvilluar me Miroslav Lajçak, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun.
Sot po mbahet raundi i ri i dialogut në nivelin e negociatorëve, shkruan Tanjug.