Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimet se janë përfshirë në vrasje të një foshnje gjatë lindjes. Gruaja shtatzënë dhe nëna e saj u arrestuan lidhur me këtë rast tronditës. 19-vjeçarja dyshohet ka kryer abort të kundërligjshëm me ndihmën e nënës së sja dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Dy të arrestuarat janë Xheneta Lutolli (rreth 19-vjeçare) dhe Sanie Kodraliu (rreth 44-vjeçare).
Ndaj Lutollit, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për paraburgim dhe kjo është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësja Laureta Ulaj.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së.”