Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, SHBA-ja po ndihmon në këtë proces sepse, siç tha ai, normalizimi është absolutisht vendimtar.
“Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë mes tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia të zgjidhë ose të paktën të adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE,” theksoi Hill në një intervistë në prag të Ditës së Pavarësisë Amerikane për revistën “Diplomacy & Commerce”, shkruan Tanjug.