Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 15 për qind të agjendës legjislative të planifikuar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, sipas monitorimit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).
Nga 52 projektligjet e planifikuara, thuhet se vetëm 8 janë miratuar.
IKD-ja ka identifikuar vonesa në miratimin e programit legjislativ dhe mospërfshirje të projektligjeve që rrjedhin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Plani Kombëtar për Zhvillim dhe Programi Qeverisës 2021-2025.
Gjithashtu, IKD-ja vëren se disa ligje janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ka pasur vonesa në zbatimin e aktgjykimeve të saj.
Sipas tyre, në lidhje me konsultimet publike, nga shtatë ligjet e miratuara, vetëm një nuk ka respektuar këtë proces.