Një grua është arrestuar të dielën pasi dyshohet se ka abortuar në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy gra të dyshuara dhe hetimi ka nisur për “vrasje të foshnjës gjatë lindjes”.
Aborti dyshohet se është kryer në Podujevë, transmeton Sinjali.
“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.“