Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Ekonomia Online se takimi ndërmjet i 26 qershorit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, po i dërgon vendet larg marrëveshjes bazë. Sipas, Lekajt përveç kërkesës për dorëzim të Radojiçiqit, dy kushtet tjera janë populiste.
Krahas këtij kushti për dorëzim të kryekriminelit serb, kërkohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe anulimi i letrës së Bërnabiqit ku thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial.
Sipas deputetit të AAK-së, këto kushte e dëmtojnë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.
“Sa i përket takimit Kurti dhe Vuçiq mendoj që edhe përpara e kam potencuar që nuk është prej takimeve të tilla diçka sepse janë larg implementimit të marrëveshjes bazë dhe mendoj që në këtë drejtim Kurti më tepër po ik marrëveshjes së plotë dhe që në atë marrëveshje nuk është njohja e reciproke dhe nuk e di këto veprime të Kurtit a shkojnë në dëm a po të mirë të Kosovës por një e di që ato veprime janë më tepër elektorale populiste se sa për të zgjedhur çështje të caktuara. Ne i kuptojmë mirë që edhe kërkesa për Radojiçiqin duhet të jetë ashtu por sa i përket dy kërkesave tjera është marrëveshja bazë që e ka pranuar Kurti por që ka kërkuar firmosje dhe dihet që firmosja në marrëveshjet ndërshtetërore nuk paraqesin probleme nëse nuk janë të nënshkruara, prandaj kjo është lojë e zotëri Kurtit, politikë elektorale populiste që po e dëmton Kosovën edhe tek faktori ndërkombëtar se në agjendat ndërkombëtare, Kosova nuk po shikohet si para ardhjes së Kurtit”, ka thënë Lekaj.