Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një takim përmbyllës me mërgimtarë e struktura të partisë në Gjermani, ku qëndroi për disa ditë.
“Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Ai tha se besimi i tyre në AAK-në do t’u kthehet me punë, ndërsa përmendi anëtarësimin në NATO.
“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, shkroi Haradinaj.