Në 24 orët e fundit 245 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore emergjente, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.28 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.
Sipas raportit 24-orësh, 69 raste kanë qenë internistike, 60 raste kanë qenë të natyrës ortopedike dhe 37 në dhomën kirurgjike, po ashtu, 59 raste janë trajtuar në kuadër të dhomës së reanimimit.