Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një konference për media e ka kritikuar pushtetin, për moszbatimin e programit legjislativ.
Ai tha se platforma “Krejt dhe Drejt” është dështimi më i madh në historinë e Kosovës.
“Asnjë i ligj i cili lidhet me programin nuk është përfunduar dhe për më tepër i kanë shkelur të gjitha afatet e veta”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se vetëm 11.11 për qind e programit është realizuar për vitin 2024.
“Në planin legjislativ për vitin 2024, në periudhën kohore janar – qershor, janë paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara kemi vetëm gjashtë”, tha shefi i deputetëve të AAK-së.
Ndër të tjera, ai gjatë kësaj konference shpjegoi se ende proceduralisht nuk kanë nisur 44 ligje, që siç tha Tahiri janë mbi 81.48 për qind e programit.