Mbi 400 mijë kilogram produkte janë asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë këtij viti, produkte këto të cilat nuk i kishin plotësuar kushtet për konsum.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
“Edhe këtë vit kemi pasur produktet që janë larguar në disa raste arsyeja ka qenë ruajtje jo adekuate dhe sasia e përgjithshme e asgjësimit për këtë vit e kalon rreth 400 mijë kilogram. Nuk është vetëm për shkak të kushteve të ruajtjes por ka me lajmërimin e vet bizneseve për arsye të ndryshme, mungesë dokumentacioni, origjine apo edhe të cilat kanë rezultuar analizave që nuk janë për konsumim”, ka thënë Thaçi.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes permanent në produktet ushqimore, sidomos në këto temperatura të larta