Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kanë bërë përgjegjëse për grevën 55.5 për qind e qytetarëve.
Qeveria e Kosovës në matjet e opinionit publik të realizuara nga PIPOS del se është përgjegjëse për 37.1 për qind të qytetarëve.
Ndërsa 3.5 përqind vlerësojnë se është tjetër kush përgjegjës për grevën teksa 3.9 për qind kanë refuzuar të japin një mendim për këtë çështje.
Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova.