Denoncimi i një rasti nga një zyrtar policor të Njësisë kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka aktivizuar Policinë. Rasti lidhet me kuletën e policit, që s’dihet a iu vodh teksa ishte në një kënd lojërash.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit tashmë është iniciuar hetimi në drejtim të veprës “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur teksa polici ka qenë bashkë me fëmijët, kur papritmas e ka kuptuar se i mungon kuleta.
Bazuar në dëshminë e tij, në kuletë kishte dokumentet personale, përfshirë kartelën zyrtatë të PK-së, si dhe qindra euro para të gatshme.
I njëjti ka deklaruar se nuk dihet se si ka ndodhur rasti, nëse ka të bëjë me vjedhje apo nëse i ka rënë kuleta aksidentalisht.
Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.