Kuvendi i Kosovës duke filluar në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.
Në rend dite janë 32 pika, në mesin e tyre edhe votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar.
Po ashtu në rend dite do të jetë votimi për themelimin e komisionit hetimor mbi përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave të rastit “Dehari”.
Pritet të votohet edhe projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).