Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.
Në një njoftim për media është bërë i ditur rendi i ditës, ku ndër të tjera thuhet se do të votohen disa projektligje – siç është edhe ai për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në IML dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.