Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se kushtet e vendosura nga Albin Kurti sot në Briuksel, për t’u takuar me Aleksandër Vuçiqin, janë të kota.
Ai në “Debat Plus”, tha se vetëm kushti i tretë për dorëzimin e Millan Radojçiqit në Kosovë, është më substancial.
“Këto kushte janë të kota, me përjashtim të kushtit për Radojciqin që është substancial, nëse po mundohemi të themis e nënshkrimi apo letra e Brnabiqit, do ndryshojnë diçka në dialog. Nuk mendoj që ndryshojnë dicka, duke pasur parasysh që nënshkrimi është prej formaliteteve, ndërkohë e kemi një formalitet tjetër që BE ka thënë se marrëveshjen e kanë pranu dyja palët dhe është e obligueshme për të dyja palëve”, tha ai.
Tutje Ymeri tha se marrëveshja mes dy vendeve ekziston dhe ajo vlen edhe pa u nënshkruar nga Kosova dhe Serbia.