Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave/
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur dje në veri, ku Policia ka ndalur një veturë, pasi shoferja nuk e kishte të vendosur rripin e sigurisë.
Kjo i kushtoi të dyshuarës, me ç’rast zyrtarët policorë ia shqiptuan një tiketë për kundërvajtje në trafik.
E revoltuar për gjobën, shoferja dyshohet se është futur në sherr me policët, duke i sharë e ofenduar, ndër të tjera me fjalët “Nanën jau q*”.
Për pasojë, e njëjta është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj saj.