Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e di se kur mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke shtuar se kjo ka kuptim vetëm me njohjen e Kosovës.
Ai në konferencë për media ka theksuar se Kosova dhe Serbia kanë raporte abnormale.
“Kosova është normale, Serbia nuk është shtet normal. Për të ndryshuar marrëdhëniet nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. E këtë nuk mund ta bëjmë pa BE-në dhe ShBA-në”, ka pohuar Kurti.
“Ne bëjmë çfarë dimë dhe çfarë mundemi, Kosova edhe sot ka qenë konstruktive, ka mbajtur qëndrim parimor, dhe ka qenë e durueshme në shpjegimet me partnerët tonë amerikanë dhe evropianë”.
“Nuk mund ta dijë se kur mund të kemi normalizim të marrëdhënieve, kjo ka kuptim vetëm me njohjen e Kosovës”, ka thënë Kurti.