Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Në një konferencë për media ai ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të “bëjë drama”.
“Unë pres që ai të dramatizojë dhe të bërtas, derisa t’i them të ndalet, dhe kaq”, ka thënë Vuçiq.