Serbia është eliminuar nga Kampionati Evropian pasi ka përfunduar e fundit në grupin C.
I duhej fitorja në takimin me Danimarkën për të siguruar kualifikimin, por këtë nuk ia lejuan danezët që në fund me një barazim siguruan një vend në 1/8 e finales.
Edhe në këtë takim janë dëgjuar thirrje kundër Kosovës nga huliganët serbë, të cilët gjatë ditës janë përleshur me policinë gjermane në Munich.
Serbia nuk kishte asnjë fitore në këtë grup, duke tubuar vetëm dy pikë nga dy barazime dhe një humbje.