Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, pas deklaratave të këtij të fundit për Banjskën.
Basha e ka quajtur atë “hajgarexhi”.
Ai ka shtuar se Radojçiqi “e ka pranuar me gojë të vet”.
“Kqyre këtë hajgarexhinë, Për Kosovën masa pa asnjë arsye, e kurrfarë raporti! Për Serbinë asnjë masë per sulmin terrorist, sepse po presin raport, edhe pse Radojçiçi e ka pranu me gojë t’vet!”
Në fund Basha ka shkruar: “Bile skuqu pak, se mu po m’vje marre për ty!”
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se për “të proceduar” me veprime për sulmin terrorist në Banjskë duhet të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës.
“Hetimi duhet të përfundohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë në krye të hetimit dhe të sigurojnë ose të ndajnë gjetjet e plota të hetimit dhe kjo s’ka ndodhur ende, prandaj nuk mund të procedojmë pa e pasë rezultatin e hetimeve”.
Stano tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë atë se çfarë BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia kur është në pyetje për “pjesëmarrjen e mundshme apo mbështetjen nga ana e Serbisë për këtë sulm të tmerrshëm”.
“Kjo është ose duhet të jetë subjekt i investimeve dhe të gjeturat, shpresojmë, të kenë në raportin final të hetimeve, që ende nuk është përfunduar akoma ose nuk është ndarë me ne së paku”. /Express/