Presidentja Vjosa Osman është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc-Musar, në margjinat e Samitit të Paqes për Ukrainën që u mbajt në Zvicër, këtë javë.
Me anë të një postimi në platformën X, Osmai njoftoi për këtë takim me Pirc-Musar.
“Në Samitin e Paqes, ishte kënaqësi të takohesha me miken time të dashur, presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar”.
“Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë”, ka thënë Osmani.