Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb, banor i Zveçanit të mërkurën në mbrëmje në Bistricë.
I arrestuari L.D., dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve te KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan.
Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se i njëjti është duke u intervistuar.
Mbi 100 ushtarë të KFOR-i kishin pësuar lëndime trupore nga sulmi i protestueseve serbë vitin e kaluar të cilin po kundërshtonin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të vendoseshin në objektet komunale.