Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, derisa po raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Derisa, deputeti Batusha, i bëri thirrje opozitës që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, replikoi ashpër, duke i thënë që të “mos mbaj ligjërata”.
“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve, ju se keni votu marrëveshjen e stabilizim-asoccimit”, tha Kadrijaj.
Batusha, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se deputetë të AAK-së, kanë pirë, siç pretendojë ai “raki me terroristin Milan Radojçiq”.
Derisa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadrijajt.
“Zemlak, mos shpif, mos rrej”, tha Kadrijaj
“Mos ofendo, marre”, ia ktheu Batusha.