Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec.
I njëjti hasi në to, ndërsa ishte duke punuar me ekskavator në fshatin Dejnë.
Përveç mjeteve shpërthyese të tipit A-6, ai ka hasur edhe në rreth 100 fishekë.
Lidhur me rastin sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është informuar njësia për deminim.
”Dejnë, Rahovec 18.06.2024-15;40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se përderisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyes të tipt A-6 dhe rreth 100 fishekë. Është informuar njësia për deminim”.