Sot hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali.
Në hapje të këtij forumi do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Me këtë rast do të nënshkruhet dhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s.
“Hapja e Forumit të parë Ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë do të bëhet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, z. Marcos Perestrello”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.