Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj. Viktima u gjet pa shenja jete në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se në bazë të informacioneve të para, viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri në shtëpinë e saj.
E ndjera që i dha fund jetës është: Qefsere Berisha, rreth 45-vjeçare.
Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor që ka intervenuar, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti të rëndë, por që tashmë është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe të nisin hetimet.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.
“Policia nën udhëheqjen e prokurorit janë duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive”.