Presidentja Vjosa Osmani nuk do të takohet sot me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, me këtë të fundit që do të pritet nga kryeminsitri Albin Kurti dhe zëvendëskryesministri i parë, Besnik Bislimi.
Këshilltari për Media i Presidentes, Bekim Kupina tha se Osmani nuk ka takim me Lajçakun, shkaku i “mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.
Ndërkohë që nuk dihet nëse mostakimi është i qëllimshëm, kjo vizitë e Lajçakut mund të jetë edhe e fundit në këtë rol, pasi së shpejti ai do ta lë këtë pozitë, për të vazhduar si ambasador i BE-së në Zvicër.