Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur sot ku bëhet e ditur se kanë diskutuar programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale.
Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup miratoi disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro.
Tutje, bëhet e ditur se sipas programit të AAK-së, paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera nën pagën minimale nuk do të tatimohet.
Më poshtë gjeni qëndrimet programore të AAK-së:
- Paga minimale 450 euro;
- Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;
- Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;
- Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;
- Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;
- Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;
- Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;
- Orari fleksibil në punë në sektorin publik;
- Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;
- Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;
- Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;
- Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;
- Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.