Stadiumi ”Fadil Vokrri” në Prishtinë po shkon drejt përfundimet të punimeve.
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se fusha hibrid e vendosur në këtë stadium është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.
“Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.
Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid”, ka thënë Çeku.
Stadiumi pritet të jetë i gatshëm gjatë muajit korrik dhe do të ketë standarde ndërkombëtare dhe kushte profesionale.