Një ndeshje futbolli mes një skuadre të diplomatëve ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë dhe një ekipi të Qeverisë së Kosovës është zhvilluar të premtën.
Ambasadori i Gjermanisë, John Rohde, duke njoftuar për ndeshjen në platformën “X”, ka thënë se fitorja i ka takuar skuadrës kosovare.
“Duke u ngrohur për #euro2024, Trupi Diplomatik ka luajtur në një ndeshje miqësore me Qeverinë (dhe humbi fatkeqësisht). Vitin tjetër do të fitojmë”, ka thënë ai.