Gjatë ditë së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të madhe në dy lokacione, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku ka arritur ta arrestojë një person.
Policia rreth orës 18:00 ka arritur që me sukes ta arrestojë personin e dyshuar në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” në Prishtinë.
Sinjali mëson se i arrestuari për posedim të lëndeve narkotike dhe parave kesh është Leutrim Shurdhani i cili gjatë ikjes ka goditur edhe veturën e Policisë.
I dyshuari ngarkohet me vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.